LAJMI I FUNDIT:

Dërguti e demanton Mustafën: Nuk është proceduar Demarkacioni në Kryesinë e Kuvendit

Dërguti e demanton Mustafën: Nuk është proceduar Demarkacioni në Kryesinë e Kuvendit

Deputetja e Vetëvendosjes, Adia Dërguti, thotë se “kjo qeveri vetëm për ta ruajtur pushtetin, do ta pranojë marrëveshjen e dëmshme për Kosovën”.

Sa i përket procedimit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, Dërguti është shprehur se nuk ka njohuri nëse është proceduar për në Kuvend, por beson që nuk është bërë një gjë e tillë, ndryshe nga çka ka deklaruar kryeministri Mustafa.

Megjithatë, Dërguti nuk e ka përjashtuar mundësinë që në seancën e të mërkurës, që vazhdim i seancës së kaluar, të bëhet shmangie nga rendi i ditës dhe të futet edhe Demarkacioni në rend dite.

Duke komentuar raportin e Departamentit të Shtetit për Kosovën lidhur me korrupsion, Dërguti ka thënë se tashmë dihet që korrupsioni nuk është vetëm perceptim, por një realitet.

Ndërsa, për vlerësimet e këtij raporti, sa i përket sjelljes së Opozitës në Kuvend, Dërguti thotë se është i vërtet si vlerësim, por siç u shpreh ajo, ato veprime të opozitës kanë qenë të domosdoshme.

“Pajtohem që imazhi ka mundur të jetë jo i mirë, por marrëveshja është më e dëmshme se imazhi i sjelljeve të opozitës”, ka thënë Dërguti në emisionin Rrokum Roll të TV Rrokum.

Ajo ka shtuar se, nuk kanë me ndryshuar veprimet e tilla, nëse Demarkacioni sillet në Kuvend. /Telegrafi/