LAJMI I FUNDIT:

Derbi i Manchesterit i mbushur me tensione, përfundon në paqe

Derbi i Manchesterit i mbushur me tensione, përfundon në paqe

Derbi i javës në Ligën Premier, ai lokal në mes të Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit është karakterizuar me tensione, por ka përfunduar në paqe, pasi asnjëra skuadër nuk ka gjetur golin, duke përfunduar në fund 0-0.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në përgjithësi vendasve që dominuam si në posedim, ashtu edhe në krijimin e rasteve.


Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte shtylla e Sergio Agueros në minutën e nëntë, ku nga afërsia dështoi të kaloj skuadrën e tij në epërsi.

Rasti më i mirë i ndeshjes i takoi Agueros

Në këtë pjesë pati edhe raste tjera, si ai i Henrikh Mkhitaryan (25’), Aguero (32’) dhe Ander Herrera (45’), por të gjitha pa sukses, duke quar skuadrat në pushim me rezultat të bardhë.

Duelet dhe fërkimet nuk munguan në asnjë moment

Edhe pjesa e dytë e takimit i takoi Cityt, të cilët dëshironin me çdo kusht të gjenin rrugën e golit dhe të fitores.

Pjesa e dytë gjithashtu u karakterizua edhe me nervozizëm të tepruar të futbollistëve, ku mesfushori belg, Marouane Fellaini e pësoi në minutën e 82, ku u ndëshkua me të kuq pas goditjes me kokë të Agueros.

Aguero i shtrirë pas goditjes së Fellainit

Deri në fund të ndeshjes, City provoi të gjej golin e fitores, atë e gjeti në minutat e lojës shtesë me anë të Gabriel Jesus, por gjyqtari e ndali për pozitë jashtë loje dhe ndeshja përfundoi me rezultatin që nisi, pra me barazim pa gola 0-0.

Pas këtij barazimi, City mbetet në vendin e katërt me 65 pikë, ndërsa rivali i tyre lokal, Unitedi, në vendin e pestë me një pikë më pak, pra me 64 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori