LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Deliu-Kodra: Fisnik Ismajli po shpik akuza

Deputetja Deliu-Kodra: Fisnik Ismajli po shpik akuza

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se shpreson që luftëtarët e lirisë do të lirohen nga gjykata, pasi proceset ndaj tyre janë të padrejta.

“Përkrahjen e kemi marrë nga AAK-ja, nga NISMA për Kosovën dhe nga disa deputetë boshnjak. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë inicuese, por jemi mbështetur edhe nga grupet tjera. Ne e kemi mbështetur forimin e Gjykatës Speciale, që ka qenë një ndër vendimet më të vështira që kemi marrë. Kjo është bërë për të vazhduar proceset prosperuese të vendit, dhe që lufta të mbetet e drejtë, ashtu sic është bërë. Unë për vete kam një numër të familjarëve të pagjetur dhe është e turpshme si po adresohen disa gjëra në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu është e papranueshme që shumë më shumë shqiptarë të gjykohen për krime lufte, në raport me serbët”, tha deputetja Deliu-Kodra.


“Ne po përballemi me nisjen e një situate që do të na përcjellë në muajt e ardhshëm. Ende nuk kemi vendim përfundimtar për Sami Lushtakun, por shpresojmë që ai të jetë lirues. Po ashtu sot kemi marrë një lajm të mirë, që është lirimi nga burgu i Latif Gashit”.

Ajo ka komentuar incidentin e sotëm në Kuvendin e Kosovës, mes Fisnik Ismajli dhe Shaip Muja, duke thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka shpikuar akuza për gjëra që nuk ekzistojnë, njofton Klan Kosova.

“Do të provojmë të nxjerrim një rezolutë të përbashkët për këtë cështje. Por do t’i shohim mundësisë, pasi ka mungesë vullneti nga disa nga deputetët e kuvendit, si Fisnik Ismajli që shpik akuza për cështje që nuk ekzistojnë”.

“Hashim Thaçi ka qenë një prej prijësve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, dhe një prej njerëzve më meritor që i kanë shërbyer vendit. Kontributi i tij është i pashmangshëm, nga fillimi deri sot”. /klankosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori