LAJMI I FUNDIT:

Deputeti shkel protokollin për një selfie me Trumpin (Foto)

Deputeti shkel protokollin për një selfie me Trumpin (Foto)
-->

Një deputet izraelit arriti të jetë në qendër të vëmendjes gjatë vizitës së Presidentit Donald Trump, duke arritur të rrëmbejë një selfie me Presidentin amerikan, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, për ta penguar një gjë të tillë.

“Oren Hazan nuk ishte lejuar t’i afrohej Trumpit gjatë ceremonisë së pritjes në aeroportin e Tel-Avivit, por ai kishte arritur të shfaqej”, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në radhën e parë të personaliteteve përshëndetur nga presidenti amerikan.

Imazhet në televizion tregojnë Hazan duke nxjerrë telefonin celular dhe duke i kërkuar një selfie Presidentit Trump, i cili u shtang pasi shkëmbeu një vështrim të habitur me Netanyahun.

Me anë të një gjestikulacioni me dorë, ky i fundit u përpoq ta parandalonte këtë shkelje të protokollit, por pa ia arritur qëllimit.

Në disa orë, selfie mori 16000 like në faqen e rrjetit social Facebook të parlamentarëve.

I pyetur nga media, deputeti ka treguar se i kishte thënë presidentit amerikan se cilësohej shpesh si “Trumpi izraelit”.

Në vitin 2015, Hazan ishte pezulluar nga posti i zëvendëspresidentit të Parlamentit pas akuzave për proksenetizëm dhe përdorim të drogës dhe pezullim për një muaj nga çdo aktivitet parlamentar për sjellje fyese kundër një deputeti me probleme shëndetësore.