LAJMI I FUNDIT:

Deputetët ‘sekretë’ të Kadri Veselit

Deputetët ‘sekretë’ të Kadri Veselit

Për më shumë se një muaj drejtues të koalicionit PAN vazhdojnë të deklarojnë se i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend për ta zgjedhur Kadri Veselin kryeparlamentar dhe Ramush Haradinajn kryeministër të ri.

Por, as një ditë para seancës së Kuvendit ata nuk janë në gjendje t’i zbulojnë emrat e deputetëve nga grupet tjera parlamentare që do t’i votojnë kandidatët e tyre për drejtimin e dy institucioneve më të larta shtetërore, shkruan “Zëri”.


Ende mbahen sekretë emrat e deputetëve që do ta votojnë nesër edhe për një mandat në krye të Kuvendit ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin, apo pasnesër Ramush Haradinajn në krye të Qeverisë.

Në anën tjetër, mediet kanë lakuar emrat e deputetëve Teuta Rugova dhe Labinot Tahiri se do të mundë t’i votojnë kandidatët e PAN-it, në kundërshtim me qëndrimin e koalicionit LAA, pjesë e të cilit zyrtarisht janë këta deputetë.

Ndërsa përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë pohuar se janë unikë në votën e tyre dhe se nuk do ta votojnë PAN-in. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori