LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e VV-së rrinin në këmbë, ndërprehet seanca

Deputetët e VV-së rrinin në këmbë, ndërprehet seanca

Seanca e Kuvendit është ndërprerë për 15 minuta për shkak se deputetët Rexhep Selimi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Driton Çaushi, janë ngritur në këmbë, derisa fliste deputeti Bislim Zogaj.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se nuk është mirë derisa dikush flet për të rënët dhe ushtarët e UCK-së, t’i kthehet shpina.


Këtu ka reaguar, Rexhep Selimi, duke thënë se nuk është në rregullore që të tregohet se me u ulë apo jo.

Veseli për këtë tha se 15 minuta pauza deri sa deputetët të ulen, kështu iu ndërpre fjala deputetit, Bislim Zogaj.