LAJMI I FUNDIT:

Depilimi me laser mbetet mënyra më e mirë për heqjen permanente të qimeve

Depilimi me laser mbetet mënyra më e mirë për heqjen permanente të qimeve

Ka ardhur koha që t’i eliminojmë qimet e padëshiruara në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit, të cilat shpeshherë paraqesin një problem shqetësues për femrat, por njashtu edhe për meshkujt.

Stina e dimrit është periudha më ideale për të filluar procedurën e depilimit me laser, pasi që gjatë kësaj periudhe veç humbet pigmenti i lëkurës i cili fitohet gjatë stinëve të nxehta dhe, rrjedhimisht, procesi i depilimit i arrin rezultatet maksimale.


“Njëjtë sikurse shumica e femrave, pa përjashtuar edhe meshkujt, edhe unë jam lodhur nga metodat tradicionale të eliminimit të qimeve, prandaj mendova se zgjidhja e duhur në këtë kohë është depilimi me laser.

Meqenëse depilimi me laser duhet të bëhet nga mjekët dermatologë ose nga specialistët e certifikuar, unë vendosa që tretmanin ta kryej në Swiss Medical & Health Center me laserin MedioStar Next, aty ku, si çdo herë, stafi është shumë i përkushtuar në ruajtjen e shëndetit të lëkurës së pacientit.

Heqja e qimeve me laser mund t’ju duket e pabesueshme dhe torturuese, por pasi që personalisht e kam provuar, e them sinqerisht se kjo procedurë është shumë e lehtë dhe e thjeshtë”, ka treguar Fëllënza, paciente e cila i është nënshtruar këtij tretmani.

Për eliminimin e përhershëm të qimeve, nevojiten 3 deri në 5 seanca. Në fytyrë, diferenca mes seancave duhet të jetë 6 javë, ndërsa në pjesët tjera të trupit deri në 8 javë.

Pra, nëse dëshironi t’ju thoni lamtumirë një herë e përgjithmonë qimeve, atëherë nxitoni sepse zgjidhjen e keni në Swiss Medical & Health Center, ku edhe mund t’i shfrytëzoni ofertat speciale për këtë fillim-vit. /Telegrafi/

Hyrja te Banka Ekonomike, Sheshi Nëna Terezë, p.n. 10000

Prishtinë

Tel. 038 220000122

medical@sdhprishtina.com