LAJMI I FUNDIT:

Dënohet shqiptarja që la fëmijët në Gjermani (Video)

Dënohet shqiptarja që la fëmijët në Gjermani (Video)

La fëmijët e mitur në Gjermani për t’u siguruar një jetë më të mirë, por pas kthimit në Shqipëri u dënua për braktisje të fëmijëve.

E tillë është historia e 44-vjeçares, Miranda Loçka, e cila është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burgim, por duke ja pezulluar vuajtjen e dënimit me shërbim prove për 18 muaj.


44-vjeçarja është denoncuar nga Policia Kufitare, e cila konstatoi kthimin e saj nga Gjermania pa katër fëmijët, me të cilët kishte dalë nga vendi ynë. Si gjatë hetimeve, ashtu edhe gjatë gjykimit, e pandehura e pranoi vetë faktin e lënies së fëmijëve në Gjermani.

“Fëmijet i kam lënë vetë me dashje në azil në dhomën ku qëndroja në fshatin Ferne të komunës Sellzkoten në Gjermani dhe jam kthyer në Shqipëri, duke menduar se atyre mund t’u krijoheshin kushtet për një jetë më të mirë”, ka thënë ajo.

Pavarësisht qëllimit të shprehur, gjykata e ka cilësuar braktisjen e fëmijëve si një veprim me rrezikshmëri shoqërore, pasi cenon marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur dhe garantuar institucionin e familjes, si edhe mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve.

Gjithashtu, gjykata e ka cilësuar këtë vepër edhe si prishje të imazhit të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Por, pranimi i fajit dhe pendesa e treguar gjatë gjykimit, e shtynë gjykatën që dënimin me burgim t’ja pezullojë në shërbim prove prej 18 muajsh./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori