LAJMI I FUNDIT:

Dënohen Edmond Azemi, trajneri i Pejës dhe klubi pejan

Dënohen Edmond Azemi, trajneri i Pejës dhe klubi pejan

Edmond Azemi është dënuar preh Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Basketbollisti i Sigal Prishtinës gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve, më saktësisht gjatë dorëzimit të medaljeve te KB Peja nga anëtarët e Bordit të FBK-së, ai ka bërë pompa.


Në këtë formë, ai nuk ka respektuar ekipin kundërshtar dhe ceremoninë, andaj ky veprim konsiderohet josportiv dhe është dënuar me 300 euro.

Kështu së paku thuhet në njoftimin e FBK-së përmes ueb-faqes zyrtare, transmeton Telegrafi.

“Edmond Azemi gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve, më saktësisht gjatë dorëzimit të medaljeve te KB Peja nga anëtarët e Bordit të FBK-së, ai ka bërë pompa, duke mos e respektuar kështu ekipin kundërshtar dhe ceremoninë, andaj ky veprim konsiderohet josportiv dhe për këtë arsye E. Azemi Konform Nenit 50.4 të PG të FBK-së dënohet me 300.00 euro”, shkruan në njoftimin e federatës.

Gjithashtu janë dënuar edhe trajneri i klubit të basketbollit të Pejës, Aleksandar Todorov dhe klubi pejan shkaku i sjelljeve josportive të tifozëve ‘Shqiponjat’.

Todorov është dënuar për mos repektimin të ceremonisë së ndarjeve të medaljeve gjatë ndarjes së medaljeve për basketbollistëve prishtinas, ndërsa klubi pejan për hedhje të gjësendeve në parket të tifozëve. Te dyja palët janë dënuar me nga 300 euro secila. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori