LAJMI I FUNDIT:

Dënime të rrepta për shoferët që përdorin telefonin derisa janë duke vozitur (Foto)

Dënime të rrepta për shoferët që përdorin telefonin derisa janë duke vozitur (Foto)

Në Britani të Madhe ka hyrë në fuqi ligji, me anë të cilit shoferët që vozisin derisa janë duke e përdorur telefonin, do të dënohen me 230 euro dhe do t’ju hiqen gjashtë pikë nga leja e vozitjes.

Policët janë urdhëruar të mos kenë mëshirë, për ata që kapen duke shkruar apo biseduar me telefonin mobil, transmeton Telegrafi.


Gjatë ditës së sotme, deri në orët e pasdites në Dorset janë ndaluar dhe dënuar 31 shofer, kurse në Norfolk për 90 minuta janë ndaluar 11 shoferë teksa e kryenin këtë vepër të ndaluar.

Në Kent janë ndaluar 20 shoferë, prej të cilëve katër kanë qenë edhe duke vozitur me shpejtësi shumë më të lartë se që lejohet.

Këto masa janë ndërmarrë nga ligjvënësit, sepse gjatë vitit 2015 kanë vdekur 22 persona, kurse 99 tjerë janë lënduar rëndë, në rastet kur shoferët ishin duke e përdorur telefonin derisa ishin në timon. /Telegrafi/