LAJMI I FUNDIT:

‘Dënime për policët që do të marrin pjesë në aktivitetet partiake’

‘Dënime për policët që do të marrin pjesë në aktivitetet partiake’
-->

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski në vizitën e sotshme në SPB-Veles, ka thënë se çdo polic që do të kapen në aktivitetet partiake, do të dënohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski tha se puna e policisë është për të mbrojtur procesin zgjedhor, dhe jo të merr pjesë në aktivitetet elektorale. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos kenë frikë për të raportuar një polic i cili nuk vepron në përputhje me ligjin.

‘Kjo është një periudhë shumë e ndjeshme dhe kam dhën urdhëra për të vepruar vetëm me ligj, të largojmë politikën nga policia dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve nëse ndjejnë ndonjë presion apo hasin ndonjë polic në veprimtari zgjedhore të raportojnë menjëherë për shkak se ajo nuk është e puna e policisë. Puna e policisë është të mbrojë qytetarët’, tha Spasovski. /Telegrafi/