LAJMI I FUNDIT:

Demokratët sot zgjedhin kryetarin, vendosin mes Bashës dhe Selamit

Demokratët sot zgjedhin kryetarin, vendosin mes Bashës dhe Selamit

Demokratët do të votojnë sot për të zgjedhur kryetarin, mes kreut aktual Lulzim Basha dhe sfidantit të tij Eduard Selami.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 08.00 dhe do të mbyllen në 19.00 të pasdites së sotme.


Të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike janë të ftuar të marrin pjesë e të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në katër vitet e ardhshme.

Zgjedhja e kryetarit të PD është me parimin një anëtar një vote, dhe mbahet pas një fushate intensive që kanë kryer kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, në çdo degë të PD në gjithë vendin. Votimi do të zhvillohet ne 68 qendra votimi në të gjitha degët e PD.

Ka pesë komisione votimi më shumë se numri i degëve, për arsye se pesë degë të Partisë Demokratike Shkodër, Elbasan, Fier, Durrës dhe Kamëz për efekt të numrit të madh të anëtarësisë kanë nga dy komisione votimi. Të 73 komisionet kanë në përbërje të tyre, nga 73 përfaqësues të propozuar prej secilit nga kandidatët në garë.

Në listat përfundimtare të votimit janë 103 952 anëtarë demokratë.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori