Dështimi i ri i politikës për ta ndaluar Partinë Nacional Demokrate, NPD, me anë të Gjykatës Kushtetuese nuk është ndonjë katastrofë. Më tepër është turpëruese për Këshillin Federal, i cili kërkoi për herë të dytë shumë duke pasur pak fakte. Këtu u qëllua me topa kundër harabelave. Si në vitin 2003, kur Bundestagu, Dhoma e Landeve dhe Qeveria gjermane dështuan së bashku para gjykatës më të lartë gjermane. Askush nuk e kundërshton që NPD përdor një program antihuman dhe racist. Por vetëm kjo nuk mjafton për një ndalim.
Ndalimi i një partie është arma më e fortë e kushtetutës gjermane. Kjo armë bën efekt vetëm atëherë, kur rrezikohet rendi i lirë demokratik – me fjalë të tjera, kur ai duhet të mënjanohet, të largohet me puç. Dhe një gjë e tillë duhet dëshmuar qartë. Për të folur me sinqeritet: a duhet të kemi ne frikë nga një partiçkë, e cila nuk përfaqësohet në asnjë parlament landi, që nuk ka dërguar kurrë deputetë në Parlamentin Federal, Bundestag?
Frikë nuk duhet të kemi. NPD është thjesht një kod për kompleksin tonë gjerman ndaj nacionalsocializmit. Kjo është e kuptueshme dhe konfirmon përpjekjen tonë shumëvjeçare për t’u mbrojtur nga fillimet (Kurrë më fashizëm, kurrë më luftë!). Por, një ndjenjë e tillë mbrojtjeje historike dhe psikologjike kundër të djeshmëve të përjetshëm e të pashijshëm është krejtësisht e papërshtatshme, kur bëhet fjalë për shpatën juridike të ndalimit.
Gjykatësit e Karlsruhes ia thanë këtë sërish politikës njëherë e përgjithmonë. Pra, NPD do të lejohet të vazhdojë punën dhe të jetë edhe më tej e parëndësishme. Dhe kjo nuk duhet të shqetësojë askënd. NPD është një grup shumë i vogël dhe tërheq vëmendjen për ndonjë lajm e shumta kur bëhet fjalë për gjendjen e saj të trishtë të organizimit dhe financave.
Përpjekja juridike vjen gjithsesi disa dekada me vonesë. Në vitet 1960 një proces gjyqësor për ta ndaluar këtë parti do të kishte pasur ndoshta më shumë gjasa për sukses dhe do të kishte qenë më i nevojshëm. Atëherë NPD ndodhej në disa parlamente landesh, kishte fituar në disa parlamente gati dhjetë për qind të votave. Edhe më shumë se liberalët e FDP. Por, atëherë, në një situatë të njëjtë kushtetuese, askush nuk e mori iniciativën. Shumë nazistë ende punonin, klima shoqërore qe e ndryshme. Nëse ekzistonte ndonjëherë rreziku teorik që NPD mund të dëmtonte Republikën Federale, kjo ishte atëherë. Por shansi që ekzistonte atëherë nuk u shfrytëzua.
Vetëm në epokën e Willy Brandtit (1969-1974) u margjinalizua NPD-ja. Dhe pse? Sepse me Brandtin (Të guxojmë më shumë demokraci!) e gjithë shoqëria gjermane lëvizi në drejtim të mesit të majtë, duke e katandisur në xhuxhe të djathtën ekstreme – fare pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa kërkesë për ndalim të kësaj partie.
Pra, demokracia jonë duhet ta durojë NPD. Me kufizime, një mini-parti e kthen në shoqatë martirësh, e cila krijon diku tjetër një organizatë të dytë.
Në fakt, Gjermania, peizazhi partiak dhe e gjithë shoqëria kanë prej kohësh një problem tjetër. NPD e paraqitur si gjoja gjigante e ka kaluar historikisht kohën e saj. Konsensusi i shoqërisë, balanca aktualisht rrezikohet prej të tjerëve: janë AFD-ja, Pegida dhe populizmi i ri, të cilët kërkojnë aleatë me anë të mendimeve të thjeshtëzuara. Dhe pjesërisht i kanë gjetur, siç tregojnë sukseset në zgjedhjet në parlamentet e landeve. Edhe këtu vlen: ndalimi ndalohet. Ajo që nevojitet është përballja me dashamirësit e pamjes së thjeshtëzuar të botës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert