LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni në Kuvend, përpjekja e fundit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme!?

Demarkacioni në Kuvend, përpjekja e fundit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme!?

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se kjo është një përpjekje e fundit e kryeministrit Mustafa për ta shpëtuar rënien e Qeverisë.


“Në ditën që opozita i siguroi nënshkrimet për mocion, është përpjekur ta vë në ‘lajthitje’ administratën e SHBA-ve duke thënë se i ka siguruar numrat për demarkacionin, që të ndërhyjnë ata e të kërkojnë që mocioni i votëbesimit të ndodh pas votimit të Demarkacionit”, thonë këto burime.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se deputetët e LDK-së që deri tani kanë qenë kundër, nuk do ta mbështesin demarkacionin në versionin aktual pasi ata kanë kërkuar që të shtohet një aneks.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me deputetin e LDK-së, Shpejtim Bulliqin, i cili që nga fillimi e ka kundërshtuar këtë marrëveshje. Ai ka konfirmuar se vota e tij do të jetë kundër.

“Ky version aktual i Demarkacionit është i gabuar. Qëndrojmë prapa asaj që kam thënë deri tash. Koalicioni po del se ka qenë më tepër koalicion i interesave të ngushta personale të individëve sesa koalicion në interes të qytetarëve të vendit. Vota ime do të jetë kundër versionit aktual të Demarkacionit”, ka thënë Bulliqi.

I pyetur se a i ka votat e duhura koalicioni për votimin e Demarkacionit, Bulliqi theksoi se nuk e di këtë çështje.

“Ky nuk është preokupim i imi. Është mirë që deputetëve të Kuvendit t’ju jepet mundësia që lirshëm ta japin e votën e tyre rreth kësaj çështje”, ka thënë Bulliqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori