LAJMI I FUNDIT:

Delegacion i Misionit të OSBE-së në vizitë te Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Delegacion i Misionit të OSBE-së në vizitë te Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Një delegacion i Misionit të OSBE-së në Shkup, në përbërje, Gonzalo de Cesare, Sara Barbieri dhe Tatiana Temellkoska sot realizuan takim pune me drejtorin e ri të Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkëvsive (ARDB), Ilhan Rahman dhe zëvendës drejtorin, Xhelal Hoxhiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim pune është arritur marrëveshje për formimin e Komisionit të përbashkët të Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, që nga java e ardhshme. Ky komision duhet të përgatisë Memorandum për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në takim u bisedua edhe për nevojën për aktivizimin e Forumit participativ të bashkësive nën 20 për qind, si dhe nevojën për bashkëpunim në aktivitete tjera.


Si pjesë e këtyre aktiviteteve drejtori Rahman theksoi përgatitjen e analizave të rregullta nga sfera e arsimit, kulturës, përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, përdorimit të gjuhëve të bashkësive si dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet organizatave qytetare që punojnë në sferën e avancimit të të drejtave të bashkësive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori