LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Zgjedhjet të jenë të lira dhe pa kërcënime

Delawie: Zgjedhjet të jenë të lira dhe pa kërcënime

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë se vendi i tij është i interesuar për zgjedhje të lira dhe pa kërcënime në Kosovë, dhe se të gjithë kandidatët kanë të drejtë të bëjnë fushatë pa pasur frikë nga kërcënimet.

Ai këto komente i bëri të enjten gjatë ceremonisë së organizuar nga Demokracia në Veprim të ndarjes së pesë çmimeve në kuadër të garës për videon më të mirë “AsUnë nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar”.


“SHBA është e interesuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të besueshme, pa kurrfarë lloji të dhunës apo kërcënimit politik. Të gjithë kandidatët nga çdo parti ka të drejtë të bëjnë fushatë pa frikë nga kërcënimi”, ka thënë Delawie.

Diplomati amerikan ka kërkuar nga Task Forca që të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje.

“Kemi parë më shume së që duhet incidente të dhunës dhe kërcënimit. Po ashtu, kërkojmë nga Task Forca të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje. Ambasada do t’i bashkohet organizatave tjera duke dërguar ekipe vëzhguese nëpër vendvotime. Do të bëjmë vëzhgime dhe gjatë votimit dhe gjatë numërimit”, është shprehur ai.

Delawie ka potencuar se dalja në zgjedhje është e rëndësishme, andaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, pasi në këtë mënyrë fuqizojnë qeverinë e ardhshme.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova tha se zgjedhjet e 11 qershorit janë një mundësi e mirë në të cilën qytetarët mund të ndikojnë duke votuar për të ardhmen e tyre.

“E drejta juaj për t’i zgjedhur përfaqësuesit tuaj pa frikë apo ndërhyrje është e drejtë e juaja. BE qëndron e bashkuar kundër kandidatëve të korruptuar. Ne e dimë që demokracia nuk ndalon kur mbyllen vendvotimet. Ju duhet të kërkoni llogari nga përfaqësuesit tuaj. Ju meritoni përfaqësues që hap mundësi për vende të reja pune t’i bëjnë të rinjve të qëndrojnë në Kosovë. BE është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë. Vendosja e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve konfirmon mbështetjen e BE për zgjedhje të drejta transparente. Dilni e votoni, mos e leni që të tjerët të vendosin për të ardhmen tuaj. Votoni për ata që meritojnë votën tuaj”, ka thënë Apostolova.

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës tha se qëllimi i iniciativës qytetare është që të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe të refuzojnë tolerancën ndaj korrupsionit dhe kandidatët e përfshirë në afera korruptive. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori