LAJMI I FUNDIT:

Delawie viziton Qendrën e Votimit në Komoran

Delawie viziton Qendrën e Votimit në Komoran

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka vizituar Qendrën e Votimit në Komoran të Drenasit, për të parë nga afër procesin zgjedhor.

Ai në këtë qendër të votimit, është informuar për së afërmi rreth procesit zgjedhor dhe për numrin e votuesve.


“Është një ditë e bukur që të votohet në Kosovë. I ftoj qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim sepse ka ende kohë. Ne kemi rreth 40 ekipe që janë duke shkuar nëpër tërë Kosovën dhe po vëzhgojnë procesin i cili deri më tani ka shkuar mirë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, ka deklaruar Delawie.