LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Të bëhemi gati për tregun evropian

Delawie: Të bëhemi gati për tregun evropian

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se fermerët kosovarë duhet të përgatiten për të eksportuar shpargun jashtë vendit, pasi kjo është një prej perimeve më të shëndetshme që Kosova mund të ketë përparësi në treg.

Mbështetës të programit, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, drejtori i misionit të USAID-it, Jim Hope dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi kishin ardhur për mbështetur promovimin e shpargut.


Ata vizituan fermerët që kishin ardhur për të shitur shpargun, si dhe bashkëbiseduan me ta për të parë se çfarë kanë ardhë të promovojnë më specifikisht.

Ministri Krasniqi tregoi se janë bërë rreth 5 vjet prej kur ka filluar kultivimi i shpargut në Kosovë.

Sipas tij, është parë një rritje stabile nga viti në vit, gjë që jo vetëm se ka krijuar një treg të sigurt për përfituesit por edhe ka rritur të ardhurat e tyre dukshëm.

Ai u shpreh se ndjehet i kënaqur nga partneriteti efikas që kanë pas me USAID-it, duke thënë se po shihen edhe frutet e këtij bashkëpunimi e që një ndër to është edhe shpargu.

Ndërkaq, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, tha se vetëm në tregun vendor presin që të shesin më shumë se 25 tonë të shpargut, ndërkaq, fitimi i kultivuesve do të jetë rreth 80 mijë euro.

Delawie tha se kultivimi i shpargut në Kosovë përbënë një përparësi shumë të madhe për fermerët nga Kosova, pasi e mira e kësaj është në mundësinë për ta mbjellë dy javë më herët se në vendet e tjera të Evropës. Kjo siç tha ai i hap dyert që Kosova shumë shpejtë të fillojë me eksportin e kësaj kulture.

Ndryshe, Programi i Zhvillimit Bujqësor dhe Mundësitë Rurale është një program pesë vjeçar i financuar nga USAID për të zhvilluar një sektor më konkurrues bujqësor në Kosovë, përmes ndihmës teknike dhe granteve për fermerët, ndërmarrjet dhe organizatat e tjera në zinxhirët e vlerave të synuara. /kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori