LAJMI I FUNDIT:

Delawie nderohet me çmimin “Pjetër Bogdani”

Delawie nderohet me çmimin “Pjetër Bogdani”

Ambasadori amerikan, Greg Delawie sot i është ndarë çmimi “Pjetër Bogdani”, në kudër të Javës së Bibliotekës.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie me këtë rast tha se është kënaqësi të investohet në biblioteka.


“Zhvillimi i bibliotekës është zhvillim i demokracisë, gjë që Amerika e përkrah gjithmonë”, tha Delawie.

Ndryshe, nga sot deri më 15 prill do të shënohet “Java e Bibliotekës”.

Me rastin e shënimit të kësaj jave, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka organizuar disa aktivitete si: ligjërata, ekspozita dhe promovime librash.