LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Kosova është në pikën e kthesës, e unë po rri anash (Video)

Delawie: Kosova është në pikën e kthesës, e unë po rri anash (Video)

Kishte shumë raportime në media se unë, apo Kuinti, apo dikush tjetër, do të gjejnë se kush do të jetë në Qeveri. Kjo nuk është e vërtetë. U takon përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës që të përcaktojnë se kush do të jetë në Qeveri. Unë qëndroj anash nga kjo. Ne besojmë se institucionet e Kosovës do t’i respektojnë rregullat, respektojnë Kushtetutën dhe procedurat që ta bëjnë Qeverinë pa ndihmën tonë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori amerikan, Greg Delewie.

REL: Z. Delawie, çfarë keni diskutuar me liderët politikë javën e fundit, sa i përket çështjes së formimit të institucioneve të reja?

Delawie: Unë kam takuar shumë liderë politikë dhe do t’i takoj edhe disa të tjerë ditëve të ardhshme. Kjo është ajo që bëjnë diplomatët – ne flasim me njerëzit dhe mundohemi të kuptojmë se çfarë po ndodhë ashtu që t’i përcjellim këto te qeveritë tona. Kam folur për pritjet e mia, pritjet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Qeveria e ardhshme – kushdo që të jetë në atë Qeveri. Këto janë gjërat për të cilat kam folur në vitet e fundit: përparimi i sundimit i të ligjit, luftimi i korrupsionit, krijimi i kushteve të mira për rritje ekonomike dhe për investimet e jashtme dhe ato vendore në Kosovë, ruajtja e karakterit shumetnikë të Kosovës, dhe përpjekja që të përmirësohet jeta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto janë ato temat e përgjithshme për të cilat punoj.

REL: Po si duhet të formohet Qeveria e re – cili është vizioni i juaj në lidhje me këtë çështje?

Delawie: Së pari, ajo (Qeveria) duhet të formohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe duhet të formohet, shpresoj, në një të ardhme relativisht të afërt. Ka shumë probleme me të cilat Kosova po ballafaqohet dhe ka nevojë që të ketë një Qeveri të plotë të zgjedhur për t’i trajtuar këto probleme. Mund t’ju them që kishte shumë raportime në media se unë, apo Kuinti, apo dikush, do të gjejnë se kush do të jetë në Qeveri – dhe kjo nuk është e vërtetë. U takon përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës që të përcaktojnë se kush do të jetë në Qeveri dhe unë qëndroj anash nga kjo. Ne besojmë se institucionet e Kosovës do t’i respektojnë rregullat, respektojnë Kushtetutën dhe procedurat në mënyrë që ta bëjnë Qeverinë pa ndihmën tonë.

REL: Cilat janë masazhet e juaja për udhëheqësit dhe partitë politike në lidhje me negociatat për Qeverinë e re?

Delawie: Për mua është e qartë se Kosova është në pikën e kthesës. Me Qeverinë e re e cila pritet të vijë qytetarët e Kosovës kanë mundësinë që ta vendosin Kosovën vendosmërisht në rrugën e integrimeve evropiane. Kjo është koha për Kosovën që të marrë vendime të duhura lidhur me luftimin e korrupsionit, rritjen ekonomike, dhe bashkëpunimin me fqinjët. Bota nuk do të rrijë duke pritur Kosovën derisa ajo të përmblidhet. Bota po lëvizë, andaj edhe Kosova duhet të lëvizë. Që të arrijë të ketë të ardhmen e saj në zemër të Evropës, siç unë e them në vazhdimësi, Kosova duhet të lëvizë, duhet të marrë vendimet e duhura, duhet të promovojë zhvillimin ekonomik dhe duhet të merret me sundimin e rendit dhe ligjit, çështjet lidhur me korrupsionin, dhe duhet me të vërtetë të punojë në këto çështje qysh tash.

REL: Cilat mund të jenë pasojat në rast të një krize eventuale rreth formimit të Qeverisë së re?

Delawie: Gjërat e para që t’i mësojnë në shkollën e diplomacisë është që të mos përgjigjesh në pyetjet hipotetike. Tani, kjo është një pyetje hipotetike. Unë besoj se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjënë e duhur. Deputetët e Kuvendit të zgjedhur së fundi do gjejnë mënyrën për ta formuar Qeverinë dhe t’i bëjnë 61 apo më shumë vota. Unë besoj se gjithçka do të funksionojë. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori