LAJMI I FUNDIT:

Del Piero: Ëndërroja t’ia bartja çantën Roberto Baggios

Del Piero: Ëndërroja t’ia bartja çantën Roberto Baggios

Nga një numër 10 tek tjetri. Roberto Baggio, ikona e futbollit italian festoi dje 50-vjetorin e lindjes dhe një urim special i ka ardhur nga një tjetër ikonë e këtij sporti, Alessandro Del Piero.

Madje ishte ky i fundit që mbajti lart fanellën me numër 10 te Juventusi, fanellë që dikur e mbante të veshur Baggio. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Del Piero e kujton kështu ish-shokun e skuadrës.


“Sot është një ditë e veçantë për ty, por më beso është për të gjithë ne që e duam futbollin. Është e tillë edhe për mua, që kam patur fatin të shkruaj historinë krah teje. I përkas një brezi, që ashtu si ti e dimë mjaft mirë se çfarë do të thotë të mbash në shpinë çantën me rroba të një kampioni të madh siç je ti”, thotë Del Piero.

Më tej, Del Piero shton “Kur të kam njohur, në vitin 1993, ti ishe më i madhi dhe të të mbaja çantën nuk ishte aspak bezdi, por një ëndërr që realizohej. Unë erdha te të rinjtë e Juventusit në moshën 18-vjeçare, ndërsa ti ngrije lart në qiell “Topin e Artë”. Roby, kam mësuar shumë nga ty, kam luajtur me ty, kam fituar me ty. Ke qenë një shok skuadre i mrekullueshëm dhe kur rrugët tona u ndanë, për mua ka qenë një nder të mbaja veshur fanellën tënde, pasi ka qenë një përgjegjësi e madhe. Sa herë jemi takuar në fushë jemi përqafuar, ndaj të dërgoj një përqafim edhe tani për ditëlindje”.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori