LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje McLareni i rrallë që i përket koleksionit prej vetëm 35 veturave (Foto)

Del në shitje McLareni i rrallë që i përket koleksionit prej vetëm 35 veturave (Foto)

Gjatë dekadës së fundit, kompania britanike e ka prodhuar një koleksion të limituar të modelit P1, që është shumë i shpejtë dhe i fuqishëm.

Derisa këto super-vetura shumë të rralla janë gati të pamundshme të gjenden në treg, ka dalë në shitje një McLaren P1 që është shumë i mbajtur dhe në gjendje të mirë, transmeton Telegrafi.

Madje, kjo është e dyta prej 35 të tillave që janë lansuar në treg.

Modeli i bazuar në McLaren F1, ka qenë konkurrent me LaFerrari dhe Porsche 918 Spyder, që të dyja këto të prodhuara në edicione të limituara.

Sidoqoftë, nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojë makina me 3.8-litra V8 dhe 987 kuajfuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h e arrin për 2.4-sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 360 kilometra në orë. /Telegrafi/