LAJMI I FUNDIT:

Degradimi i arsimit nga qeveritarët tanë

Çdo qeveri e cila nuk e ka arsimin prioritet, sigurisht do të jetë e destinuar për dështim. Do të dështojë për arsye se arsimi është gjithçka, është bazë për ekonomi, është bazë për eliminimin e shumë dështimeve në sundimin e ligjit dhe po ashtu është bazë për një personalitet të shëndoshë të qytetarëve. Kur një shoqëri ka në mesin e saj një njeri të shëndoshë, një personalitet të edukuar dihet që ai ka për të kontribuar në atë shoqëri. Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, i ka politizuar shkollat dhe mësuesit i ka kthyer në shërbëtorë të pushtetit. Por, kjo situatë duhet të ndryshojë. Ne nuk guxojmë të luajmë me edukimin, pasi në një shtet të vogël si Kosova, potenciali njerëzor është kapitali kryesor i zhvillimit ekonomik.

Kemi ligjin për sistemin para universitar, që është shkelur; kemi ligjin për arsimin e lartë që po ashtu ka pasur shkelje; kemi shumë strategji tjera të cilat po të zbatoheshin do ta bënin sistemin arsimor shumë më efektiv, por kjo nuk ka ndodhur. Një pikë tjetër e dobët me të cilën jemi ballafaquar këto vite është mos unifikimi i sistemit arsimor. Sistemi arsimor vazhdon të jetë i degraduar. Në këto kondita është shumë vështirë të iniciohet një reformim i thellë i arsimit, kur kemi ndërhyrje nga politika në sistemin arsimor. Sot çdo kush mund të bëhet student e të merr një diplomë, të magjistrojë dhe doktorojë, sepse çdo kush mund të punojë si profesor universiteti. Në çdo qytet mund të hapen fakultete, pa pyetur për kapacitete dhe resurse. Kjo që bëhet me universitete është jashtë çdo standardi dhe morali në ruajtjen e vlerës së arsimit të lartë. Ka mbetur tani vetëm edhe nëpër krahina rurale të hapen universitete. Në rrethana të tilla, është shumë normale që prej universiteteve të mos presim tjetër vetëm shndërrimin e tyre në vende që prodhojnë diploma dhe nxjerrin kuadro me kapacitete të limituara.

Vetëm për të përgjysmuar papunësinë, Kosovës i nevojitet një rritje prej 8 për qind në vit për dhjetë vitet e ardhshme. Studentët nuk llogariten si të papunë, por si persona të cilët janë në fazën përgatitore për treg të punës. Por, a është universiteti njëmend fazë përgatitore për treg të punës, apo është vetëm një fazë kalimtare për shuarjen e problemeve sociale? Qeveria e Kosovës ende nuk po arrin të ndërrojë një perceptim për arsimin si mjet zhvillimi. Në Kosovë gjërat ende rregullohen prej elementeve të tjera, që ndikohen prej politikës apo grupeve të ndryshme të interesit, gjë që ka ndikim të madh në arsim. Për kualitetin e edukimit në Kosovë flet edhe rangimi i Universitetit të Prishtinës shumë poshtë në ranglistat botërore të institucioneve të edukimit (WorldRank). Sipas këtyre burimeve, kualitet më të lartë akademik sesa universiteti ynë ofrojnë universitetet nga Kirgistani, India, Gjeorgjia, e Uruguaji.

Edhe pamundësia e qarkullimit të lirë jashtë vendit, mungesa e liberalizimit të vizave, e vështirëson gjendjen e papunësisë e mos shfrytëzimin e këtij faktori tejet të rëndësishëm të prodhimit, rritjes ekonomike e zhvillimit. Popullsia e Kosovës është relativisht e. Prej moshës 0-15 vjeçare përfshihet 32 për qind e popullatës, ndërsa 63 për qind janë të moshës 16-64 vjeçe. Jashtë tregut të punës janë rreth 45 për qind të fuqisë punëtore, ndërsa çdo vit hyjnë në tregun e punës rreth 25 mijë deri në 30 mijë punëkërkues. Për një vend të vogël si Kosova, kjo shifër e punëkërkuesve të rinj në tregun e punës është enorm. Për fat të keq, pak do të thotë kjo për qeveritaret tanë.

Përgatitja e punëtorëve për treg të punës brenda dhe jashtë është politikë arsimore e mirëfilltë e çdo qeverie. Pra, kjo duhet të jetë edhe për politikën kosovare. Cilësia e mësimit, edukatës, pra vlerave të mirëfillta në frymën e respektimit të punës dhe mbrojtjes së interesit publik, kohezionit shoqëror, solidaritetit njerëzor dhe zhvillimit në favor të shëndetit, harmonisë dhe mbrojtjes së interesave të gjeneratave të ardhshme në nivel vendi, regjional, por pse jo edhe global, është kusht themelor i ekzistencës së mirëfilltë të shtetit.

Shoqëritë dhe vendet që i kushtonin rëndësi zhvillimit human dhe shkencës ecnin më shpejtë, më sigurt, drejt zhvillimit. Andaj, edhe në Kosovë kërkohet edukim cilësor me dije, shkencë, kulturë, e vlera të reja për të pasur zhvillim, e në veçanti me punë praktike. Arsimimi është politika më e mirë ekonomike, është politika më e qëndrueshme afatgjatë për të pasur një ekonomi të zhvilluar dhe të qëndrueshme. Po ashtu, është politika më largpamëse drejt ndërtimit të një shoqërie që punon dhe një shoqërie që funksionon mbi një rend ligjor.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Kalo në kategori