0Shares

Rita Ora ka qenë mysafire në Billboard Live, ku e ka interpretuar drejtpërdrejt hitin e saj të fundit “Your Song”, me ndihmën e një kitare akustike.

Dhe si një fanse e “Backstreet Boys”, këngëtarja shqiptare e ka zgjatur këndimin duke interpretuar  një pjesë të këngës  “I Want It That Way” të grupit të famshëm.

Kombinimi i këngëve ishte spontan dhe i pëlqeu edhe vet Ritës (Facebook/ Billboard)

Më pas, 26-vjeçarja iu është përgjigjur edhe disa pyetjeve në prezencë të publikut.

Rita Ora sjell klipin e ri "Your Song" (Video) Rita Ora sjell klipin e ri "Your Song" (Video)

Kujtojmë që më 25 maj, Rita e publikoi versionin audio të kësaj kënge (që aktualisht numëron 18 milionë dëgjime në YouTube), ndërsa më 22 qershor e lansoi videoklipin (i cili deri më tash është shikuar mbi 8.1 milionë herë në YouTube). /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)