LAJMI I FUNDIT:

Deda: Më 4 mars, “Republika Sërpska” në veri

Deda: Më 4 mars, “Republika Sërpska” në veri

Drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda ka tërhequr vërejtjen se dialogu Prishtinë – Beograd, po prodhon një rezultat të keq sa i përket veriut të Kosovës.

Ai në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se nëse politika kosovare, me theks të veçantë opozita, hesht deri më 4 mars, “atëherë Kosova duhet ta baj me shëndet Republika Sërpska në veri”, transmeton reporteri.

Deda ka thënë se Asociacioni i Komunave të Veriut, do të jetë një asociacion i veçantë, nga ai i paraparë në Pakon e Ahtisaarit.


Sipas tij, ky organizim i veriut, i cili do të dalë nga kjo marrëveshje, nuk do ta ketë emrin Republikë, por do të jetë i tillë. /Telegrafi/