LAJMI I FUNDIT:

Debati për buxhetin, paratë për shoqatën e veteranëve përplas shumicën dhe opozitën (Video)

Debati për buxhetin, paratë për shoqatën e veteranëve përplas shumicën dhe opozitën (Video)

Sot vazhdoi debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2017. Deputetët e pushtetit dhe opozitës, ngecën në amendamentin për sigurimin e parave për shoqatën e veteranëve.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së, dhe të LSDM-së mes vete tregonin se kush më shumë i vlerëson dhe ka bërë më shumë për veteranët e luftës çlirimtare të Maqedonisë së Vardarit. Kanë kaluar dhjetëra amendamente dhe janë paraqitur rreth 800 tjera, njofton TV 21.


“Gabimin që ju me vite po e bëni, mendoj nga brenga e madhe për veteranët, keni harruar se atyre u duhen para. Ai gabim tani është i rregulluar me ligj në buxhetin e paraparë, dhe këtu është qëllimi.

Shoqata e veteranëve ose vetë veteranët janë kategori e cila nuk duhet të varet nga dëshira politike, ata kanë mbrojtje ligjore, ka ligj të posaçëm për to, ku thuhet se ata kanë mbrojtje buxhetore. Me atë që ju po ia privoni të drejtën mbi këta mjete, e bëni të varur nga pushteti politik. Ata nuk kanë përse të varen nga ne sepse kanë bërë mjaft për këtë shtet”, tha Pavle Bogoevski, deputet.

“Invalidët e luftës marrin para nga ministria për punë dhe politikë sociale, marrin edhe invalidët civil, por a e kanë informuar opinionin se pikërisht me rebalancin e buxhetit, zvogëlohet shuma e mjeteve të parapara për këto dy kategori. Pikërisht me rebalancin e buxhetit e zvogëloni shumën e mjeteve financiare për këta persona”, tha Sllagjana Miteva, deputete OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/