LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër në Gjermani, për dhe kundër dёbimit të refugjatёve

Debat i ashpër në Gjermani, për dhe kundër dёbimit të refugjatёve

Ministri i Brendshёm Thomas de Maiziere po kёrkon nё Parlament qё tё miratohet njё projektligj i diskutueshёm, i cili parashikon mё shumё konsekuencё nё dёbimin e refugjatёve dhe kontrolle mё tё ashpra tё personave tё ashtuquajtur “rrezikues”. Opozita ёshtё kundёr kёsaj nisme ligjore.

Ministri i Brendshёm de Maiziere do ta rrisё dukshёm numrin gjithsesi tё lartё tё dёbimeve dhe largimit tё azilkёrkuesve tё refuzuar.


“Tё mbёshtesёsh kthimin dhe tё mbёshtesёsh integrimin janё dy anё tё medaljes”, tha de Maizière nё Bundestag. Paketa ligjore e debatuar nё leximin e parё nё parlament pёr ashpёrsimin e rregullave tё azilit dhe pёr ndihmat pёr ata qё kthehen vulnetarisht ёshtё njё ‘kontribut i rёndёsishёm'”, tha politikani kristiandemokrat.

Kёtё paketё masash koalicioni qeverisёs e konceptoi pas sulmit nё tregun e Krishtlindjeve nё dhjetor nё Berlin, si pasojё ё tё cilit gjetёn vdekjen dymbёdhjetё vetё. Sfondi ёshtё, qё atentatori me prejardhje nga Tunizia, Anis Amri, paraprakisht kishte rёnё nё sy tё autoriteteve si rrezikues, por atё nuk e kishin dёbuar. Si arsye pёr kёtё u pёrmend mungesa e dokumentave.

Pranga elektronike nё kёmbё

Me ashpёrsimin e ligjeve synohet qё tё mund tё zbatohet mё mirё detyrimi pёr largim i azilkёrkuesve tё refuzuar. Rrezikuesit qё kanё detyrim tё largohen nga Gjermania mund tё mbikqyren me ndihmёn e prangёs elektronike nё kёmbё ose nё dallim nga deri mё sot mund tё mbahen mё gjatё nё arrest.

Pёr tё huajt qё fshehin identitetin e tyre ose e refuzojnё kthimin, duhet tё kufizohet e drejta e qendrimit. Pёr pёrcaktimin e identitetit Zyra Federale pёr Migracionin dhe Refugjatёt (BAMF) duhet tё lejohet tё lexojё edhe telefonat mobil. Po ashtu duhet tё zgjatet koha e qendrimit tё refugjatёve nё pikat e pranimit fillestar.

De Maiziere theksoi, se zbatimi i rregullores pёr kthimin e azilkёrkesve tё refuzuar ёshtё njё parakusht i rёndёsishёm pёr pranimin e kёtij ligjitn e qendrimit janё tё pakuptimta, nёse nё fund ato nuk janё konsekuente. “Ndaj duhet t’i themi Po integrimit tё mirё tё atyre qё kanё nevojё pёr mbrojtje, dhe po ashtu t’i themi Po kthimit tё atyre qё nuk e kanё tё nevojshme njё mbrojje tё tillё “, tha ministri i Brendshёm.

Kritikё e ashpёr e opozitёs

Opozita i konsideron tё ekzagjeruara planet e qeverisё. “Njё dyshim kolektiv ndaj tё arratisurve” nuk ёshtё konform shtetit tё sё drejtёs dhe ёshtё jo dinjitoz tha Luise Amts nga partia ekologjke.

Sipas tё dhёnave tё ministrit de Maizièr vitin e kaluar janё kthyer rreth 25.000 azilkёrkues tё refuzuar nga Gjermania pёr nё atdheun e tyre. Kёtyre u shtohen edhe 55.000 tё kthyer vullnetarisht. Kjo shёnon njё rritje me 40% krahasuar me vitin 2015. Por sipas ministrit tё Brendshёm duhet tё kthehen edhe mё shumё. Deri nё fund tё janarit 2017 nё Gjermani jetonin rreth 213.000 azilkёrkues tё refuzuar, qё e kanё tё detyrueshёm largimin nga vendi. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori