LAJMI I FUNDIT:

De Sciglio nuk vazhdon me Milanin, dëshiron transferimin te Juve

De Sciglio nuk vazhdon me Milanin, dëshiron transferimin te Juve

Mediat italiane pretendojnë se Mattia De Sciglio i ka thënë Milanit se ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re dhe synon të bashkohet me Max Allegrin në Juventus.

Thashethemet e këtij transferimi të mundshëm kanë qarkulluar për disa muaj, pasi kontrata e De Sciglio do të përfundojë në qershor të vitit 2018.


Sipas edicionit të sotëm të gazetës La Repubblica, mbështetur nga Sky Sport Italia, mbrojtësi i gjithanshëm ka njoftuar Milanin për vendimin e tij.

Juve kontakton me Milanin për De Sciglion
Lexo po ashtu Juve kontakton me Milanin për De Sciglion

Destinacioni i tij i ri pritet të jetë Juventusi, ku do të bashkohej me Allegrin, trajnerin i cili i dha debutimin e tij në Serie A në prill 2012, transmeton Telegrafi.

Ende vetëm 24 vjeç, ai mund të luajë në të djathtë ose të majtë në një mbrojtje prej katër vetë ose si një mesfushor i brendshëm në një shumëllojshmëri sistemesh taktike.

Këtë sezon De Sciglio ka dy asistime në 24 ndeshje konkurruese për Milanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori