LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Nuk do ta refuzoja Interin

De Biasi: Nuk do ta refuzoja Interin

Gianni de Biasi nuk është kandidat për të marrë stolin e Interit, por nëse do të bëhej, përgjigja e tij natyrisht që do të ishte pozitive.

Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë trajneri i Kombëtares sonë, duke folur për të përditshmen italiane “messaggeroveneto”.


Trajneri ishte i pranishëm në Udine, për të ndjekur ndeshjen Udinese-Pescara. Aty luan Ledian Memushaj, dhe De Biasi  shkoi ta shkojë nga afër.

“Interi? Pas Tripletës humbi siguri. Duket sikur nuk e dinë çfarë peshqish të kapin”.

Edhe Andre Villas-Boas në radarin e Interit
Lexo po ashtu Edhe Andre Villas-Boas në radarin e Interit

“Nëse do të vinte një telefonatë nga Interi? Do të përgjigjesha dhe do të flisnim”.

“Kthimi në Itali? Kur ika nga Udinese thashë që nuk do të kthehesha më, por ishte për faktin se kisha 4-5 lojtarë që nuk e meritonin të stërviteshin me skuadrën, por vlenin shumë në treg dhe klubi nuk më lejonte të veproja në mënyrë të tillë”, ka thënë De Biasi.