LAJMI I FUNDIT:

De Biasi nuk e fton Xhakën për dy ndeshjet e radhës?

De Biasi nuk e fton Xhakën për dy ndeshjet e radhës?

Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, të paktën ky vendim është marrë nga Gianni De Biasi për dy takimet e ardhshme, njofton Shekulli.

Përzgjedhësi i Shqipërisë më herët ka pasur një mosmarrëveshje me mesfushorin e Baselit, me ç’rast të dy kanë shkëmbyer replika të ashpra në media pas takimit me kombëtaren italiane, derisa Xhaka vendosi të largohet nga kuqezinjtë.


Ekskluzive/ Lojtarët kryesorë largohen nga Kombëtarja shqiptare, përplasje me De Biasin
Lexo po ashtu Ekskluzive/ Lojtarët kryesorë largohen nga Kombëtarja shqiptare, përplasje me De Biasin

Kombëtarja po përgatitet të luajë dy takime, një miqësore ndaj Luksemburgut dhe një kualifikuese përballë Izraelit.

E gjitha kishte ndodhur në pas ndeshjes ndaj Italisë, kur mesfushori e kishte shprehur pakënaqësinë për minutazhin që i jepte trajneri.

Asokohe të dy palët e treguan versionin e tyre të ngjarjes, ndërsa nëse raportimi është i vërtetë, atëherë duket se strategu italian nuk e ka harruar veprimin e Xhakës.

De Biasi rrëfen prapaskenat e asaj që ndodhi me Xhakën
Lexo po ashtu De Biasi rrëfen prapaskenat e asaj që ndodhi me Xhakën