LAJMI I FUNDIT:

De Biasi ndjek nga afër Emanuele Ndojin

De Biasi ndjek nga afër Emanuele Ndojin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka ndjekur sot një seancë stërvitore të Brescias, skuader në Serinë B të Italisë.

Ai ka parë dhe ka vëzhguar nga afër gjendjen fizike të mesfushorit shqiptar që është atje, Emanuele Ndoji. Ky i fundit, që prej vitit të kaluar aktivizohet në radhët e kësaj skuadre.


Në përfundim të stërvitjes, mister De Biasi është takuar me Ndojin duke e pyetur për gjendjen e tij sportive dhe ecurinë tek Brescia.

Ndërkaq, pasdite trajneri i skuadrës përfaqësuese ka qenë në Bergamo, ku ka asistuar në seancën stërvitore të mikut të tij Gasperini me Atalantën.

Aty natyrisht ka parë dhe biseduar nga afër edhe me Etrit Berishën, portierin e skuadrës bergamaske dhe titullarin e portës shqiptare.

Trajneri i kuqezinjve do të ndjekë edhe nesër seancën stërvitore të Atalantës, ndërsa të premten do të udhëtojë në Hamburg për të ndjekur Mërgim Mavrajn në takimin Hamburg – Leverkusen.

Ndërkohë, të shtunën ai do të jetë në Cyrih për takimin Bazel-Lugano.