LAJMI I FUNDIT:

De Biasi mendon ta ftojë Dermakun

De Biasi mendon ta ftojë Dermakun

Kastriot Dermaku pritet të jetë përforcimi më i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjet e marsit ndaj Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Kriza në prapavijën kuqezi, me mungesën për shkak pezullimi të Gjimshitit, apo mosaktivizimin dhe rënien e formës sportive të lojtarëve të tjerë, ka detyruar trajnerin e përfaqësueses që të kërkojë alternativa të reja të cilat si gjithmonë vijnë nga jashtë Shqipërisë.


Dermaku është një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni në Lega Pro në Itali. Futbollisti, kartoni i të cilit i përket Empolit, ka shkëlqyer me Luchezen duke u kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkaton e janarit pasi oferta për të u bënë nga pjesa më e madhe e klubeve të Serisë B.

Por në fund, Lucheze vendosi të mbante 25-vjeçarin me shpresën se mund ta ndihmojë këtë skuadër të luftojë për ngjitjen në Serinë B.

De Biasi e ka monitoruar prej kohësh lojtarin, ndërsa mediat italiane raportojnë se tani ai po mendon ta afrojë në Kombëtare në muajin mars.

Në rastin në fjalë, trajnerit të përfaqësueses nuk i është dashur të shkojë të ndjekë vazhdimisht nga afër futbollistin siç ka bërë shpesh me kandidatë të tjerë, pasi ka informacine të detajuara për të.

Lucheze drejtohet nga Xhiuzepe Galderizi, i cili është një mik i De Biazit dhe i ka shpjeguar teknikut të kuqezinjve në mënyrë të detajuar të gjitha cilësitë e qendërmbrojtësit. Futbollisti shtatlartë (1,95 m) ka luajtur 19 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol me fanellën e Luchezes në këtë sezon.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori