LAJMI I FUNDIT:

De Biasi kthen Kaçen te Kombëtarja e Shqipërisë

De Biasi kthen Kaçen te Kombëtarja e Shqipërisë

Shtatë muaj larg Kombëtares së Shqipërisë. Për herë të fundit i grumbulluar në sfidën me Lihtenshtejnin, në tetor të 2016. Ajo qe dukej si një krisje e pariparueshme ndërmjet Ergys Kaçes dhe trajnerit Gianni de Biasi tashme është hedhur pas shpine.

Mesfushori shtatshkurtër kthehet me Kombëtaren, prej ndeshjeve te radhës, miqësores se 4 qershorit me Luksemburgun dhe sfidës delikate ne kualifikueset e Boterorit 2018, me 11 qershor në  fushën e Izraelit. Një ndeshje që mund të vendose shumë për fatin e edicionit të Shqipërisë dhe ku nevojitet kontributi i të gjithëve. Edhe ai i një lojtari si 23-vjeçari korçar.


Pavarësisht se në ketë sezon ka luajtur me pak se 25 ndeshje mes çekeve te Viktoria Plzen dhe grekeve te PAOK, klasi dhe kualiteti i Kaces nuk kane diskutim. Mjafton të kujtosh që në fundin e sezonit rifitoi besimin e skuadrës nga selaniku, ku u rikthye në protagonist, transmeton SS.

Për herë të fundit ka zbritur me Shqipërinë në fushë në miqësoren e 31 gushtit te kaluar, te barazuar me Marokun ne Shkodër. De Biasi e ka argumentuar lënien jashtë ekipit në muajt e fundit si zgjedhje teknike, duke theksuar se lojtaret duhet te pranojnë zgjedhjet e trajnerit dhe se futbolliste të mëdhenj janë ata që pranojnë edhe stolin, duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët.

Një leksion qe Kaçe tashme duket e ka kuptuar dhe mësuar. Mesfushori është gati të bëjë gjithçka për Kombëtaren. Në çdo moment kur të thirret në kauzë. Pse jo të tentojë një tjetër magji ne Izrael, si ajo qe i dhuroi Shqipërisë fitoren historike me Francën në miqësoren e qershorit 2015. Kace rikthehet i gatshëm për kuqezinjtë pikërisht në këtë periudhe te vitit. Ndoshta fati e do qe ai te jete serish vendimtar.

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori