LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: E dija si luan Juve, favoritë për trofeun

De Biasi: E dija si luan Juve, favoritë për trofeun
Getty Images

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Giani De Biasi, ka analizuar fitoren e mbrëmshme të Juventusit ndaj Monakos.

Sipas trajnerit, opinionist në rrjetin televiziv RSI për Ligën e Kampioneve, diferencën e bëri eksperienca e lojtarëve të të dy skuadrave.

Çelësi i suksesit ndaj Monacos

“Juventusi është një skuadër e kompletuar, e cila ka eksperiencë. Ka luajtur përballë një skuadre me më pak eksperiencë si Monako. Këtë herë besoj se u pa kjo diferencë në fushën e lojës. Ekzistonte dëshira e mirë dhe vullneti nga lojtarët e Monakos për të arritur një rezultat të rëndësishëm.

Le të themi se nuk ishin me fat sidomos në rastet e krijuara, ashtu si nuk ishte Barcelona në ndeshjen e parë. Mendoj se gjithsesi ishte një ndeshje e luajtur mirë nga Juventusi, ka bërë pikërisht ndeshjen që dëshironte.

Forca e kundërshtarëve të Juventusit

“Monako është një skuadër shumë e rrezikshme në transfertë. Në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat ka fituar 5 dhe barazuar 2. Është një skuadër e cila kur Mbape gjen hapësira, mund të të dëmtojë, ashtu si edhe Lemar.

Këtë natë kërkoi ndryshimet në minutat e fundit të ndeshjes duke kaluar nga 4-4-2 në 4-2-3-1 për të pasur një sulmues më shumë, por përballë një mbrojtjeje graniti dhe eksperte të cilësisë së Juventusit është e vështirë të çash. Dhe kur ti ke mundësitë dhe nuk arrin t’i shfrytëzosh, bëhet gjithçka më e komplikuar.

Fizikisht, Juventusi ka bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër një skuadre shumë të re që mund ta vinte në vështirësi me shpejtësinë e saj. Mendoj se është një skuadër shumë më e frikshme sesa ajo që Juventusi e bëri të duket në këtë duel”.

Rreshtimi i Juventusit

“Ndryshe nga pritshmëritë e të gjithëve, unë e prisja që Juventusi të luante me tre në prapavijë, me Dani Alvesh dhe Aleks Sandro nga krahët. Kanë dy lojtarë të cilët të japin një njeri më shumë në fazën ofensive dhe e njëta gjë edhe në fazën mbrojtëse.

Me dy mesfushorët që bënin rolin e filtruesit, mendoj se kjo zgjidhje ishte më e mira. Dibala vononte aksionin në kundërzbritje, por gjithashtu ishte edhe i pari që shfaqej për t’i dhënë pasimin Higuainit, apo në krahë si për Dani Alvesh ashtu edhe për Aleks Sandro. Nuk ishte shumë i zoti në finalizim, por shumë i aftë për të lidhur mesfushën me sulmin”.

Kalimi i turit

“Mendoj se Juventusi ka të gjitha shanset për të kaluar turin edhe për faktin se është skuadër që ka më shumë eksperiencë, ka kualitet, di të jetojë këto ndeshje të rëndësishme pasi ka lojtarë me nivel të lartë.

E di edhe që Monako ka ndër armët e saj më të forta nisjen me shpejtësi në kundërsulm, ndaj do të jetë shumë e vëmendshme. Mendoj se do të përsëritë rreshtimin taktik me tre lojtarë në prapavijë. Sigurisht që ka çdo mundësi që të ndryshojë në varësi të vazhdimësisë së ndeshjes”.

Mbrojtja e Juventusit

“Juve është e pakalueshme, përveç të tjerash. Forca e Juventusit është ajo e Kombëtares italiane. Tre qendërmbrojtësit janë titullarë në kombëtare ku ndonëse nuk kanë ekipin më të mirë të dekadave të fundit, kanë zhvilluar një Europian shumë të mirë.

Nuk ke çfarë të thuash për tre qendërmbrojtësit dhe portierin e saj. Me këta në prapavijë, mund t’u japësh mundësinë lojtarëve të krahut të që ndihmojnë më shumë në fazën ofensive”

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori