LAJMI I FUNDIT:

Daviet: Dialogu me Serbinë, mënyra më e mirë që Kosova t’i mbrojë interesat e saj

Daviet: Dialogu me Serbinë, mënyra më e mirë që Kosova t’i mbrojë interesat e saj

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet , ka bërë thirrje për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë për të ardhmen dhe në mirë të Kosovës, derisa edhe njëherë ka treguar se Kosova ka mbështetjen e Francës në rrugën drejt integrimit evropian.

Daviet këto deklarata i bëri në një ligjëratë që mbajti para studentëve të Kolegjit AAB.

Ambasadorja e Francës tha se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë për të mirën kombëtare për Kosovën.


“Dialogu me Serbinë nuk është kundër interesave kombëtare të Kosovës, nuk është kundër kosovarëve. Dialogu është rruga më e mirë për t’i mbrojtur interesat e juaja kombëtare, për ta garantuar procesin e integrimit”, tha Daviet.

Ajo gjithashtu u shpreh se korrupsioni ende vazhdon të jetë problem i dukshëm në Kosovë.

“Është në dorën e qytetarëve dhe politikanëve se si do ta rregulloni shtetin tuaj. Problemi më i madh i juaji është korrupsioni dhe marrëdhënia juaj me Bashkimin Evropian është kontraktuale dhe me këtë nivel të korrupsionit nuk shkon”, tha Daviet.