LAJMI I FUNDIT:

Dasma e vëllait të deputetit: Nusja merret me helikopter, babai i dhëndrrit gjuan me armë (Video)

Dasma e vëllait të deputetit: Nusja merret me helikopter, babai i dhëndrrit gjuan me armë (Video)

Dasmë e madhe në familjen e deputetit të LSI-së, Ylli Shehu, i cili sot ka martuar vëllain e tij të vogël. Familja Shehu është me origjinë nga fshati Buzëmadhe i Kukësit.

Vëllai i deputetit Shehu i ka dhënë sot fund beqarisë. Dasma e tij dasmë e përmasave të mëdha, ku ndërthuren elementët tradicionalë me ato modern.


Familja Shehu e ka marrë nusen me helikopter dhe makina të tipit të fundit e ndërsa në fshatin Buzëmadhe nusen e prisnin traditat.

Lodrat dhe Curlet prisnin nusen poshtë helikopterit, instrumente karakteristike që përdoren në dasmat e Kukësit dhe luajnë vallen vendase.

Por ajo çka ra në sy më së shumti ishte përdorimi i armëve gjatë pritjes së nuses. Fenomeni i përdorimit të armëve në dasëm është një zakon i vjetër tradicional që kohët e fundit është shndërruar në shprehi të bezdishme dhe rrezik serioz për njerëzit.

Mirëpo kjo nuk e ka ndalur babain e deputetit dhe vetë deputetin që të gjuajnë me armë në ajër.

Në pritje të djalit dhe nuses së tij, babai i dhëndrrit, Vesel Shehu gjuan në ajër pa pushim e ndërsa sipas traditës ja pret djali i tij, deputeti Ylli Shehu nga makina ku dhe ky i fundit si për ti ardhur në ndihmë të atit gjuan në ajër.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori