LAJMI I FUNDIT:

Dashuritë e gjimnazit të këngëtareve shqiptare (Video)

Dashuritë e gjimnazit të këngëtareve shqiptare (Video)

Dashuritë e para të përjetuara në gjimnaz janë konsideruar gjithnjë si të pastra, të brishta dhe që mbeten gjithnjë në kujtesën e adoleshentëve edhe pse ndoshta në një të ardhme mund të marrin fund. Ndjenja të tilla është e vështirë ti përshkruash me fjalë por disa nga këngëtarët shqiptarë kanë zgjedhur që pikërisht kësaj ndjenje t’i këndojnë përmes vargjeve romatike të projekteve të tyre.

Ju ka marrë malli për këngët që keni dëgjuar në maturë apo gjatë periudhës së gjimnazit? Shumë prej jush ndoshta mes vargjeve të kësaj kënge mund të gjejnë historinë e tyre të dashurisë.


“Ja dhe shkolla po mbaron, moj e dashura ime. Të gjithë njerëzit bisedojnë, si kanë dalë në mësime…”. Kënga e Ilir Veliut është një nga më të dëgjuarat kur vjen puna tek dashuritë e gjimnazit. Me siguri shumë prej jush vazhdojnë të ndjejnë nostalgji e ndoshta dhe përloten kur dëgjojnë këtë këngë e cila tregon në mënyrën më të mirë të mundshme ndarjen e dashurive të gjimnazit.

Një nga këngët më të bukura të këngëtares së njohur Anita Take ka qenë “Në bankat e shkollës moj mike”, kushtuar pikërisht dashurive të gjimnazit. “Një ditë në bankë o mike dy emra i gdhendëm dikur, por ti nuk e di si më ike ndaj vura në zemër një gur”. Dashuria e pastër e kësaj moshe shenjohet nga dy emra të gdhendur mbi një bankë druri, si një premtim e kujtim që do të ngelet aty pavarësisht kohës dhe kjo këngë e ka trajtuar më së miri një histori të tillë.

Antre në këngën “Profesori” ka zgjedhur ta trajtojë me humor periudhën më të bukur të gjimnazit. Kjo këngë ka qenë një më të dëgjuarat e viteve 2000.

Një nga këngët më të bukura kushtuar pikërisht dashurisë së adoleshentëvee është edhe “Lemza”, kënduar fillimisht nga ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela dhe e risjellë në vitin 1989 nga Parashqevi Simaku. “Ra zilja më zuri frika, profesori hyri në mësim, për një çast si s;më ra pika kur ai thirri emrin tim…” Në fakt shumë prej jush ndoshta e kanë provuar të jenë ngriutur në mësim të papërgatitur pasi një ditë më parë kishin qenë në takim me të dashurin e zemrës. Lemza është shenjë e nervozizmit, e një nervozimi të pafajshëm shkaku kryesor i të cilit ka emrin dashuri.

Greta Koçi i ka bërë thirrje mësueses që ti tërheqë vëmendjen djalit i cili e ngacmon gjatë orës së mësimit, apo i shkel syrin ndërkohë që ajo ngrihet në dërrasë. “Hajde foli djalit’ është një nga këngët e para të Gretës. “Je i pari për mua, edhe dua edhe s’dua, në bankë kur ulem ti më ngacmon dhe këtë po bën edhe sot…”

Një dashurie të gjimnazit i ka kënduar dhe Xhensila Myrtezaj tek “Ring the Alarm”, madje duke xhiruar dhe në ambjentet e një shkolle. Xhensila kërkon leje për ti rënë ziles e cila herë i ndan e herë i bashkon të dashuruarit të cilët shfrytëzojnë pikërisht orën e mësimit për të parë të dashurën e zemrës.

/Blitz/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori