0Shares

Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli janë pajtuar për të vazhduar partneritetin në qeverisje. Kryeministri i vendit dhe kreu i AKR-së, të enjten mbrëma janë takuar në “darkë pune” për të diskutuar situatën e krijuar pas kalimit të ministrit të FSK-së, Agim Çekut nga PSD-ja në PDK. PSD-ja ishte pjesë e Koalicionit për Kosovën e Re, ku bënë pjesë edhe AKR-ja e Pacollit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i pranishëm në takim, ka thënë nëpërmjet telefonit se palët janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin, shkruan “Koha Ditore”.

“Jemi takuar në një darkë pune, shumë të relaksuar, ku kemi diskutuar raportet në koalicionin. Jemi pajtuar të vazhdojmë angazhimet në përballimin e sfidave dhe agjendës së përbashkët, në veçanti atë ekonomike”, ka thënë Kuçi për gazetën.

Në takim përveç Kuçit e Thaçit, nga radhët e PDK-së ishte edhe Kadri Veseli. Kurse, Behgjet Pacolli shoqërohej nga Mimoza Kusari-Lila dhe Ibrahim Makolli. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)