LAJMI I FUNDIT:

Damçevski nuk e konteston rritjen enorme të çmimeve të hoteleve në Shkup

Damçevski nuk e konteston rritjen enorme të çmimeve të hoteleve në Shkup

Punëtorët turistik kërkojnë që të objektet hotelierike të vazhdojnë me punë, sidomos ato kapacitete të rajoneve rurale, të angazhohen të rinjtë dhe studentët gjatë sezonës turistike, e jo ta lëshojnë Maqedoninë.

Këta punëtorë kërkojnë që kapacitetet turistike dhe akomoduese të kategorizohen nga persona kompetent, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, kërkohet që seminaret, aktivitetet edukative dhe të tjerat të bëhen brenda Maqedonisë, e jo jashtë, pasi që kjo, sipas tyre, do të ndikonte në mbështetjen e sektorit të turizmit dhe hotelierisë.

Zv. kryetari i Shoqatës së hotelierisë dhe turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, Goran Damçevski, tha se çmimet në treg formohen kurse Shoqata nuk ka kompetenca që të ndikojë.

Në lidhje me rritjen enorme të çmimeve para Super Kupës Evropiane, Damçevski theksoi se këto çmime nuk do të mbeten të njëjtë, duke shtuar se kur ka kërkesë, rriten edhe çmimet.

Ai thotë se çmimet prej 1000 euro në hotele ndoshta nuk do të rezervohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori