LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamje të reja të iPhone 8 (FOTO)

Dalin pamje të reja të iPhone 8 (FOTO)

Të gjithë i besojnë burimit më të saktë të informacionit, përkatësisht gazetarit të VentureBeat, Evan Blass, ndërsa ky i fundit tani ka publikuar një foto të dizajnit të mundshëm të iPhone 8.

Duke iu referuar si iPhone jubilar, Blass e ka postuar një cicërimë me foton e re të iPhone 8, me mbështjellësin e fortë, për terrene të vështira.

Nga ajo që është parë deri më tani nga pjesa e përparme e iPhone të ri, mund të thuhet se ky do të jetë ndryshimi më i madh në dizajn që do ta pësojë telefoni i famshëm i Apple.

Dje është konfirmuar se iPhone 8 do të vijë pa butonin Home, dhe me skaner të gishtërinjëve në anën e pasme të pajisjes.