LAJMI I FUNDIT:

Dalin disa xhirime të vjetra të Nexhmije Pagarushës në Radio Televizionin e Prishtinës (Video)

Dalin disa xhirime të vjetra të Nexhmije Pagarushës në Radio Televizionin e Prishtinës (Video)

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Disa incizime të Radio Televizionit të Prishtinës, ku shihet Bilbili i Këngës Shqipe, kanë dalë në Youtube.

Këto incizime kishin qenë të humbura prej kohësh ndërsa Nexhmije Pagarusha aty këndon disa këngë të saj, mes tjerash “Çil njat zemër plot kujtime” dhe “Lulzoj Fusha”.

Dihet se ka plot incizime të këngëtares janë humbur përgjithmonë nga arkivat, dhe sidomos të tilla ku ajo ka kënduar arie operistike.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë. / KultPlus.com