LAJMI I FUNDIT:

Dako: Autobusët nga Kosova lejohen të kalojnë në rrugën “Pavarësia”

Dako: Autobusët nga Kosova lejohen të kalojnë në rrugën “Pavarësia”

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Turizmit të Kosovës. Ky takim është ndërmjetësuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Mingjozi.

Pas takimit kryetari i bashkisë së Durrësit ka sqaruar opinionin në lidhje me komentet për ndalimin që autoritetet ua kanë bërë autobusëve nga Kosova për të kaluar në rrugën “Pavarësia” në qytetin e Durrësit.

Kryebashkiaku Dako shprehu keqardhjen për zërat që thonë se diskriminohen pushuesit nga Kosova pasi sipas kryebashkiakut pushuesit nga Kosova janë turistët bazë të plazhit të Durrësit dhe ata janë të mirëpritur.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se gjysma e rrugës “Pavarësia” është transformuar në një rrugë për këmbësorë dhe sheshe pushimi për vizitorët dhe qytetarët që jetojnë në atë zone ndaj lëvizja e autobusëve në këtë rrugë krijon kaos por kjo nuk do të thotë që ata ndalohen për të ardhur në plazh, përkundrazi- u shpreh kryebashkiaku Dako janë në dispozicion të këtyre mjeteve 5 akse që lidhen me rrugën “Pavarësia” dhe që bëjnë të mundur që pushuesit të shkojnë në plazhin e Durrësit.
“Takimi ishte në mbështetje të turistëve të cilët vijën nga Kosova , ka qenë një keqkuptim I deritanishëm të marrëdhënieve tona . Sot ky ishte takimi i parë . Ne të dy ishim në të njëjtin veprim bëmë një zgjidhje e cila i shërben jo vetëm disiplinimit të rrugës ‘Pavarësia’ por edhe mundësisë që turistët dhe shoqatat turistike të operojnë normalisht në qytetin e Durrësit. Plazhi i Durrësit është prej 20 vitesh, plazh i kosovarëve dhe ne do t’i mbështesim çdo vit që ata të vijnë të gjejnë një mjedis sa më të mirë në Durrës, të ndihen komod të vijnë të pushojnë në Durrës si qyteti më i mirë turistik i vendit . Të jeni të sigurt se gjithë thashethemet e përhapur në media janë dashakeqe për të larguar turistët e Kosovës nga Durrësi. Por realiteti është tjetër, realiteti është që ne i mirëpresim turistët kosovarë në Durrës”, tha Dako.

Në ndërkohë kryebashkiaku u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që ta vizitojnë qytetin e Durrësit.

“U bëjë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës të vijën të vizitojnë Durrësin sepse këtë vit plazhi i Durrësit është më i pastër, nuk ka derdhje të ujërave të zeza në det ka furnizim me ujë të bollshëm dhe të mjaftueshëm për turistët ka furnizim me energji elektrike 24 orë shumë në gjendje të mirë. Kemi një situate të përmirësuar të infrastrukturës dhe kemi rrugën ‘Pavarësia’ që është kthyer jo vetëm në rrugë urbane po edhe në një hapësirë publike shëtitore për ta , për të gjetur një jetë më të mirë turistike”, tha Dako.

Në anën tjetër , Ruzhdi Kurtishaj, përfaqësues i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, tha se deri tash ka munguar një takim me kryebashkiakun, e kjo ka bërë që të vij deri tek ky keqkuptim.

“Deri tash ka munguar një takim i tillë , ndoshta edhe kjo ka ardh deri tek një lloj keqkuptimi. Shihet qartë që është bërë një propagandë shumë e keqe sa i përket qasjes së turizmit kosovar në qytetin turistik të Durrësit. Durrësi është i gjithë shqiptarëve dhe turistëve të huaj. Ne sot , nga ky moment nuk kemi asnjë problem sa i përket hyrjes së turistëve kosovarë në Durrës. Nuk besoj që ka pasur problem por ka qenë një keqkuptim sa i përket hyrjes, përkatësisht shenjës së komunikacionit e cila është vendosur që më herët në hyrje të qytetit turistik të Durrësit”, tha Kurtishaj.
Ai tha se do të kenë qasje edhe nga transitit që vjen nga vendi i quajtur “Plepat” deri tek “Florida”.

Bashkia e Durrësit, duke parë trafikun e rënduar në rrugën “Pavarësia”, ka vendosur tabela për mos qarkullimin e autobusëve në këtë zonë. Arsyeja e këtij vendimi ishte që mos të ketë fluks dhe trafik në zonën e plazhit.
Ky vendim i Bashkisë së Durrësit ka shkaktuar shumë reagime tek qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori