LAJMI I FUNDIT:

Daka: Jemi të përgatitur për zgjedhje edhe në veri

Daka: Jemi të përgatitur për zgjedhje edhe në veri

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë me dije se zgjedhjet në veri do të organizohen sipas ligjit dhe Kushtetutës, sikurse në pjesët e tjera të Republikës së Kosovës

“Organizimi i zgjedhjeve në veri normalisht do të jetë sfidë për shkak të specifikave që i ka pjesa veriore e Kosovës, por me ndihmën e partnerëve tanë besoj se zgjedhjet do të organizohen ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe me ligj. Prandaj, ashtu siç organizohen zgjedhjet në pjesën tjetër të Kosovës, do të organizohen edhe në veri me planin operativ për zgjedhje dhe sipas ligjit e Kushtetutës”, ka thënë Daka në një bisedë për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se nuk dihet nëse zgjedhjet në veri do të mund të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet në komunat e tjera sepse, sipas saj, kjo çështje do të varet nga marrëveshja që do të arrihet me Serbinë në kuadër të dialogut.


“Kosova është një zonë zgjedhore dhe zgjedhjet shpallen për tërë territorin e Republikës së Kosovës, por për çështjen e veriut s’mund të dimë pa arritjen e marrëveshjes me Serbinë në kuadër të dialogut. Nuk mund të flas për këtë çështje sepse kjo më shumë është çështje politike, e cila pritet të zgjidhet në kuadër të dialogut që është duke u zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic”, ka thënë Daka.

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim sa iu përket procedurave të votimit në veri. Në këtë kontekst, ka thënë se edhe në zgjedhjet në komunat veriore do të votohet njëjtë sikurse në komunat e pjesëve të tjera të Republikës së Kosovës.

“Qysh do të votojnë qytetarët e komunave të tjera të Kosovës, do të votojnë edhe qytetarët në komunat në veri të vendit”, ka theksuar Daka.

Ajo ka bërë me dije se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shumë shpejt do t’i fillojë përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve lokale, për të cilat ka filluar konsultat presidentja Atifete Jahjaga me përfaqësuesit e subjekteve politike.

“Prandaj, në çastin që të shpallet data për mbajtjen e zgjedhjeve, KQZ-ja do të jetë e gatshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Ne e kemi ditur se ky është vit zgjedhor, pasi me kalendar ka qenë e paraparë mbajtja e zgjedhjeve lokale. Kështu që, besoj se KQZ-ja do të arrijë t’i organizojë këto zgjedhje ashtu siç parashihet me ligjin mbi zgjedhjet. Në këtë kontekst, shumë shpejt do të fillojmë t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për organizimin teknik të këtyre zgjedhjeve”, ka deklaruar Daka.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të martën u ka bërë thirrje partive politike të vetëdijesohen në mënyrë që procesi i ardhshëm zgjedhor të jetë i rregullt dhe të mos ketë manipulim të votave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori