0Shares

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë sot se kryeministrit i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejtë të interpretojë si të dojë marrëveshjet, megjithatë, nuk është arritur marrëveshja mbi shuarjen e institucioneve serbe në veri të Kosovës.

“Nuk është e saktë se kemi nisur shuarjen. I kemi filluar bisedimet mbi atë se si, sipas mendimit tonë, duhet të duket ajo veçori, ajo pozitë speciale e popullit serb në Kosovë në situatën kur nuk po flasim mbi statusin përfundimtar”, ka thënë ai për mediat serbe, duke shtuar se bisedimet mund t’i interpretoj secili në mënyrën e vet, por Serbia nuk i tërheq institucionet e veta nga Kosova.

“Tash po arrihen zgjidhjet që janë dhënë në Platformën serbe. Ato institucione të popullit serb që do të duhet të ndërtoheshin, ato do të ishin në vend të institucioneve të cilat edhe tash disa i konsiderojnë si institucione të Serbisë. Ato janë institucione të popullit serb, por do të ishin institucione të cilat do të njiheshin edhe nga ana e Prishtinës”, ka theksuar Dacic. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)