LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini Residence prezanton apartamentet më bashkëkohore në zemër të Prishtinës, Shijojeni përmes Virtual REALITY (Video)

Dukagjini Residence prezanton apartamentet më bashkëkohore në zemër të Prishtinës, Shijojeni përmes Virtual REALITY (Video)

Banesa nuk është thjeshtë një vend ku jetoni, është ndjenjë, është diçka që të përket ty, është njëra ndër vendimet më të rëndësishme sepse aty do të kaloni ndoshta momentet më të lumtura të jetës tuaj dhe kohën më të madhe të ditës.

Kompania “Dukagjini Invest” pas sukseseve të shumta me shumë punë dhe përkushtim ka arritur realizimin e projektit më të ri të objektit banesor, projekt ky i cili përveç që i është përshtatur trendeve bashkëkohore është ndërtuar në atë mënyrë që të jetë i rafinuar, i dizajnuar dhe i ndërtuar sipas standardeve më të larta me teknologjinë më moderne të cilën mund ta shijoni përmes realitetit virtual (VR), mundësi e ofruar vetëm nga Dukagjini Residence.

Duke shijuar një lokacion të mrekullueshëm në zemër të kryeqytetit të Prishtinës, vetëm disa minuta larg qendrës kryesore dhe pikave më të rëndësishme të qytetit, objekti i D-Residence ofron një mjedis mikpritës, të qetë dhe jashtëzakonisht të favorshëm për jetesë. Rëndësi e madhe i është kushtuar ambientit i cili është krijuar në atë mënyrë që përditshmërisë tuaj ti ofrojë ndjenjën e relaksit dhe ekskluzivitetit.

Padyshim se zgjedhjen tuaj do ta prezentoni te më të dashurit tuaj, miqtë ose anëtaret e familjes si zgjedhjen më të mirë e cila përveç objektit të standardit më të lartë mbi të gjitha ofron ndjenjën e rehatisë, komfortit, ngrohtësisë dhe luksit.

Më e mira e gjithë kësaj është se gjithçka që është cekur më lartë mund t’a përjetoni dhe të bindeni personalisht. Përdorimi i mjediseve realitetit virtual (VR) si pjesë e metodologjisë u mundëson të gjithë të interesuarve që të përjetojnë një anë krejtësisht të re të procesit të blerjes duke e shndërruar në një process jo vetëm të vendimmarjes por proces i cili rrit entuziazmin duke reflektuar situata të jetës reale me qëllim të ofrimit të një ndjenje të vërtetë sikur të ishit të pranishëm në apartamentin tuaj të së ardhmes duke mundësuar kështu që apartamenti i ëndrrave tuaja të bëhet realitet.

Dukagjini Residence zgjedhja juaj e dashurisë, komfortit dhe luksit.

Shiko VIDEO-n Virtual Reality (VR)

Për kontakt:
tel: +381 (0) 38 755- 554
cel: +386 (0) 43 755 557; 043 755-554
e-mail: info@dukagjiniresidence.com
web: www.dukagjiniresidence.com