LAJMI I FUNDIT:

Cuculi, Zahov dhe Alimi shpresojnë për fitore ndaj Milanit (Video)

Cuculi, Zahov dhe Alimi shpresojnë për fitore ndaj Milanit (Video)

Lojtarët e Shkëndijës së Tetovës sot kanë dalë në konferencë për shtyp para gazetarëve të Maqedonisë ku kanë thënë se shpresojnë në fitore apo një rezultat të mirë ndaj Milanit, njofton Telegrafi.

Portieri i ekipit, Konstadin Zahov para gazetarëve tha se janë të vetëdijshëm se loja është e rëndë por ata janë përgatitur për këtë ndeshje të madhe. Zahov tha se Shkëndija nuk është në Milano me flamur të bardhë.
”Do të jemi të gjithë në nivel dhe do të japim maksimumin tonë për të nxjerrë një rezultat pozitiv.” përfundoi Zahov.


Mesfushori Armend Alimi tha në konferencë se e dinë për kualitetet e kundërshtarit pasi kanë parë disa nga ndeshjet e fundit. ”Ne jemi këtu që të bëjmë lojën tonë, atë që dijmë të bëjmë më së mirë. Kemi kualitet për paraqitje dinjitoze kundrejt Milanit.” tha Alimi.

Mbrojtësi Ardian Cuculi nga ana tjetër tha se është një lojë e vështirë. Këtë herë ata veçse e dinë se si është të luhet në rrethin e katër të Europa League dhe do të shfrytëzohet edhe përvoja e vitit të kaluar.
”Ne në Milano kemi ardhë të prezentojmë sa më mirë futbollin tonë dhe të vendit tonë. Do të bëjmë lojën tonë dhe të shpresojmë për një rezultat të mirë.” përfundoi Cuculi.

Përndryshe, sonte klubi tetovar e ka seancën e treningut në San Siro e pastaj do të jetë pres konferenca zyrtare edhe me gazetarë italianë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori