LAJMI I FUNDIT:

CR7: Fituam me meritë, tifozët të mos më fishkëllejnë

CR7: Fituam me meritë, tifozët të mos më fishkëllejnë

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga tifozët që të mos e fishkëllejnë. Superylli i Real Madridi shënoi het-trik në triumfin ndaj Bayern Munichut që ua siguroi mbretërve pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, gjatë kohës kur bavarezët e kontrollonin ndeshjen, tifozët filluan ta fishkëllenin lojtarin e tyre më të mirë.


“Bayerni tregoi se është një skuadër e shkëlqyer, por ne luajtëm shumë mirë. Ne patëm shumë raste…”, ka thënë CR7 për Antena 3.

Legjendat e futbollit kritikojnë ashpër Kassain
Lexo po ashtu Legjendat e futbollit kritikojnë ashpër Kassain

Pati dyshime se dy nga golat e tij ishin nga pozita jashtë lojë, mirëpo 32-vjeçari ka theksuar se Reali ishte fitues i drejtë.

“Madridi ishte më i mirë, nuk është lehtë t’ia shënon gjashtë gola Bayernit. Ne jemi fituesit e drejtë”, ka shtuar ai.

“Ajo që kërkoj është që (tifozët) të mos më fishkëllejnë, sepse unë bëj gjithmonë më të mirën, angazhohem dhe i ndihmoj Real Madridit”.

“Do të qëndroj me gjërat e mira, skuadra ishte e mirë, ne luajtëm mirë”, ka thënë për fund numri 7 i Real Madridit. /Telegrafi/