LAJMI I FUNDIT:

Costa: Largohem nga Chelsea vetëm për Atleticon

Costa: Largohem nga Chelsea vetëm për Atleticon

Diego Costa ka pranuar se do të largohet nga Chelsea vetëm për Atletico Madridit, të cilët janë “klubi më i pëlqyer” për të.

Costa ka qenë i lidhur herë pas here me një kthim në Atletico gjatë tre viteve të kaluara, edhe pse fitoi dy tituj të Ligës me Chelsea në këtë kohë.

Sulmuesi spanjoll gjithashtu u lidh edhe më një transferim të tij në Kinë, por Costa ka bërë të ditur se dëshiron të qëndroj te Blutë, por nëse londinezët kërkojnë që të largohet, ai e ka në mend vetëm një ekip ku mund të shkoj.

Chelsea tregon çmimin e Costas
Lexo po ashtu Chelsea tregon çmimin e Costas

“Do të qëndroj në qoftë se klubi dhe trajneri duan që unë të qëndroj, por nëse ata duan të më shesin për të sjellë një sulmues të mëdhenj, unë do të shkoj vetëm në një klub të madh dhe të gjithë e dinë se cili klub më pëlqen më shumë”, ka thënë fillimisht Costa.

“Atletico? Po, është Atletico. Gjithkush e di këtë, nuk ka probleme”, transmeton Telegrafi.

Këto janë 12 transferimet që mund ta 'tronditin' Ligën Premier dhe mund ta ndryshojnë situatën për titull (Foto)
Lexo po ashtu Këto janë 12 transferimet që mund ta 'tronditin' Ligën Premier dhe mund ta ndryshojnë situatën për titull (Foto)

“Nuk kam ndërmend të largohem, ndihem shumë mirë këtu, kam dy vjet të mbetura në kontratën time, por nëse klubi dëshiron të më shesë, ka vetëm një ekip që e kam bërë tashmë të qartë se ku do të shkoj”.

“Unë jam mirë, njerëzit flasin shumë. Ka një Kupë të Botës në horizont dhe dua të luaj në të”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori