0Shares

Roma ka arritur të fitojë me rezultat minimal si mysafir i Fiorentinas, në takimin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Deri në mbarimin e kohës së rregullt të takimit, rrjetat nuk u prekën, ndërsa goli i vetëm u shënua gjatë vazhdimeve. Mattia Destro realizoi pas asistimit të Miralem Pjanic (97’).

Kah fundi i vazhdimeve (117’), Giallorossët mbetën me një futbollist më pak, pasi Rodrigo Taddei mori edhe kartonin e dytë të verdhë. Megjithatë, nuk pati kurrfarë ndikimi në rrjedhën e lojës, pasi ishin pak minuta në pyetje.

Loja u tensionua në fund duke bërë që Juan Cuadrado (Fiorentina) dhe Dodo (Roma) të merrnin kartonë të kuq.

Në gjysmëfinale, Roma do të luajë kundër Interit që po ashtu pas vazhdimeve eliminoi Boolognan. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)