LAJMI I FUNDIT:

Conte: Nuk luajtëm si ekip

Conte: Nuk luajtëm si ekip

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka pranuar se akeipi i tij nuk ka luajtur mjaft mirë në disfatën prej 1-0 ndaj Romës të shtunën, por refuzoi që të drejtonte fajin te ndonjë lojtar.

Një bombë nukleare e Francesco Tottit e la të dërrmuar Gianluigi Buffonin, ndërsa Conte thotë se problemi ishte te loja e ekipit.

“Loja është normale, por nëse nuk luajmë si ekip, ne nuk do të shkojmë asku. Unë nuk dua që të përmendi individë, por mua nuk më pëlqeu askush nga ekipi”.


“Të gjithë luajtën në mënyrën e tyre dhe ishte zhgënjyese. Ne duhet që të pendohemi dhe duhet të përgatitemi më shumë fizikisht. Nëse do të kisha zgjedhur lojtarë të pushuar, ju do të më fajësonit mua pse i kam lënë në pankinë titullarët”, ka thënë Conte. /Telegrafi/